Sa kushton një faqe interneti në Kosovë?
Përditësuar më 16.11.2026
Kjo është pyetja e parë që na bëjnë pothuajse të gjithë bizneset. Përgjigjja e shkurtër: një faqe e thjeshtë për biznes fillon nga €360, ndërsa një dyqan online kushton rreth €2,280. Më poshtë shpjegojmë çfarë e ndryshon çmimin dhe çfarë përfshihet në secilën paketë.
Çfarë ndikon në çmimin e një faqeje interneti
- ✓Numri i faqeve: një faqe e vetme me disa seksione kushton më pak se një faqe me 6–15 faqe të ndara.
- ✓Dyqani online: shitja e produkteve, porositë dhe paneli i administrimit kërkojnë më shumë punë.
- ✓Gjuhët: faqja vetëm në shqip apo në shqip dhe anglisht për turistët dhe diasporën.
- ✓Funksionet: rezervimet, menyja që e ndryshoni vetë, galeria e fotove ose formularët.
- ✓Afati: sa shpejt duhet të jetë faqja online.
Paketa Starter — €360
Për biznese të vogla që duan të gjenden në Google dhe të kontaktohen lehtë. Është një faqe e vetme me deri në 5 seksione, me butona për thirrje, WhatsApp dhe Viber, hartë në Google Maps dhe lidhje me Instagram e Facebook.
Hostingu, domeni dhe certifikata SSL për vitin e parë janë të përfshira. Faqja është gati për 5–7 ditë.
Paketa Business — €830
Për restorante, sallone, klinika, servise dhe çdo biznes me shërbime. Deri në 6 faqe, menyja ose lista e shërbimeve me çmime që i ndryshoni vetë, formular për rezervime, galeri fotosh, shqip dhe anglisht, dhe një adresë email profesionale si info@biznesijuaj.com.
Faqja është gati për 10–14 ditë.
Paketa Pro — €2,280
Për bizneset që duan të shesin online çdo ditë. Dyqan online me deri në 100 produkte, pagesë në dorëzim, panel për produkte dhe porosi, njoftim në email ose WhatsApp për çdo porosi, statistika të vizitorëve dhe një orë trajnim si ta menaxhoni.
Dyqani është gati për 3–4 javë.
Po pas vitit të parë?
Pas vitit të parë mund ta rinovoni vetëm hostingun, domenin dhe email-in (€145 në vit, €290 për dyqanet online), ose të zgjidhni planin mujor Care (€120 në muaj), ku ne kujdesemi për hostingun, kopjet rezervë, sigurinë dhe deri në 2 orë ndryshime në muaj.
Si paguhet
Te ScorpuS paguani 50% kur fillojmë dhe 50% e tjera vetëm në fund, kur faqja është gati dhe jeni të kënaqur me të.
Doni një ofertë për biznesin tuaj?
Na shkruani dhe ju tregojmë cila paketë ju përshtatet.