// ScorpuS · Prishtinë, Kosovë
Faqe interneti për biznesin tuaj, gati për 1–4 javë.
Jemi studio për ueb dizajn në Prishtinë. Ndërtojmë faqe interneti, dyqane online dhe aplikacione web që duken bukur, hapen shpejt dhe sjellin klientë të rinj — për biznese në Kosovë dhe jashtë.
Çfarë ndërtojmë
Faqe interneti për biznese
Për kafene, restorante, sallone, klinika, servise dhe çdo biznes që do të gjendet në Google dhe të kontaktohet lehtë.
Dyqane online
Shitje online me pagesë në dorëzim, panel për produkte dhe porosi, dhe njoftim për çdo porosi në email ose WhatsApp.
Aplikacione web
Platforma me llogari përdoruesish, panele administrimi dhe funksione të veçanta për biznesin tuaj.
Google dhe SEO lokale
Profil në Google Maps, SEO bazë dhe faqe që shfaqen kur klientët kërkojnë shërbimin tuaj në qytetin tuaj.
Projektet tona

Dollap
Treg online për rroba të përdorura në Kosovë — llogari për shitës e blerës, pagesë në dorëzim dhe panel administrimi.

SVEA
Faqe brendi dhe porosi online për një kompani uji burimor nga Deçani.

Helios Power
Faqe për investitorë për një park solar 100 MWp në Junik, me dhomë të dhënash për dokumente.

MCP Catalog
Katalog online me 150 serverë MCP për mjete AI si Claude dhe Cursor.
Si punojmë
- 01
Bisedojmë
Na shkruani në Instagram ose email. Na tregoni për biznesin dhe çfarë ju duhet.
- 02
Dizajni
Përgatisim dizajnin sipas brendit tuaj dhe e rregullojmë derisa t’ju pëlqejë.
- 03
Ndërtimi
E ndërtojmë faqen, e lidhim me domenin dhe e testojmë në telefon dhe kompjuter.
- 04
Publikimi
Faqja del online. 50% e tjera i paguani vetëm kur faqja del online dhe jeni të kënaqur.
Udhëzues
Sa kushton një faqe interneti në Kosovë? Çmimet 2026
Sa kushton një faqe interneti për biznes në Kosovë në 2026? Çfarë ndikon në çmim, paketat nga €360 deri në €2,280 dhe sa kohë duhet që faqja të jetë gati.
Faqe interneti për restorante dhe kafene në Kosovë
Çfarë duhet të ketë faqja e internetit e një restoranti ose kafeneje në Kosovë: menyja online, rezervimet, Google Maps, shqip dhe anglisht. Udhëzues i thjeshtë nga ScorpuS.
Pyetje të shpeshta
Sa kushton një faqe interneti?
Paketat fillojnë nga €360 për një faqe interneti me deri në 5 seksione (Starter). Paketa Business kushton €830 dhe dyqani online (Pro) €2,280. Hostingu dhe domeni për vitin e parë janë të përfshira.
Sa kohë duhet që të jetë gati?
Faqja Starter është gati për 5–7 ditë, Business për 10–14 ditë dhe dyqani online për 3–4 javë.
A funksionon faqja mirë në telefon?
Po. Çdo faqe që ndërtojmë është e dizajnuar fillimisht për telefon dhe funksionon njësoj mirë në kompjuter.
A mund ta ndryshoj vetë menynë ose çmimet?
Po. Në paketën Business mund t’i ndryshoni vetë menynë dhe çmimet. Mund të zgjidhni edhe planin mujor Care, ku ne i bëjmë ndryshimet për ju.
A punoni vetëm me biznese në Prishtinë?
Jo. Jemi në Prishtinë, por punojmë me biznese në të gjithë Kosovën, Shqipërinë dhe jashtë vendit.
Gati për faqen tuaj të re?
Na shkruani sot dhe ju tregojmë si mund të duket faqja e biznesit tuaj.